Një shpërndarës picash është sulmuar nga një grup adoleshentësh në Londër. Në një video që po qarkullon në rrjet, tregon djemtë duke goditur me shkelma korrierin.

Turma që e ka rrethuar mund ti ketë vjedhur këpucët, pasi djali i ulur në gjunjë shfaqet vetëm me çorape ndërkohë që mbrohet.

Njëri shihet duke e goditur në bark, ndërsa tjetri në kokë. Të tjerët brohorasin dhe filmojnë momentin sikur po ndodh ndonjë ndeshje boksi.

Në një moment vihet re se i kanë marrë dhe motorin e punës, me të cilin bën shpërndarjen e picave. Nuk dihet ku përfundoi i gjithë sulmi.

Ndërkohë policia e Londrës ka nisur hetimet për këtë çështje.

/Ora News.tv/