Gjashtë "Çmime të Mëdha" dhe 40 pikë për t'u rikuperuar. Hendeku midis Lewis Hamilton dhe Sebastian Vettel është e thellë, ndërsa sinjalet pas çmimit të Singaporit nuk janë inkurajuese.

Megjithatë, te Ferrari është rritur optimizmi i pilotit gjerman, i cili për "Bild" ka shpjeguar se ai nuk ka ndërmend të heqë dorë:

"Unë e di si të fitoj, e kam bërë tashmë katër herë. Kemi një makinë në një nivel me atë të Leëis. Singapori ishte një hap pozitiv, por ne duhet së pari të kapërcejmë veten tonë. Ne kemi një pikë të mirë fillestare. Ende mund të bëhem kampion botëror. Unë do të luftoj deri në fund ".

"Në qoftë se ju e dini që ju mund të fitoni gara dhe kjo nuk ndodh, ajo është shumë zhgënjyese. Ka pasur edhe krahasime të vështirë, si me Hamilton në Monza, por kjo është pjesë e lojës. Unë kurrë nuk konkurroj për të shkuar nën potencialin tim, nuk mund të bëhen llogaritjet. Nëse nuk do të kisha rrezikuar, në qoftë se nuk e kisha kaluar Button në Abu Dhabi në vitin 2012 unë nuk do të bëhesha kampion bote.

 Gjithashtu Vettel pohoi se gjatë kësaj periudhe dëshironte të takonte 7-herë kampionin e F1, Michael Schumacher edhe pse gjermani momentalisht ndodhet në gjendje kome.

"Nëse ai ishte në rregull, do kërkoja një këshillë nga Michael Schumacher Jo domosdoshmërisht për garën, por edhe në prapaskena, si: si punojnë ekipet, politikat e Formula
1"-përfundoi piloti gjerman.

/Ora News.tv/