Një 25 vjeçar shqiptar u arrestua të mërkurën (3 qershor) në Greqi pasi transportonte lëndë narkotike në qese plehrash.

Ai ishte një shitës i rrobave me shumicë dhe kishte dyqanin e tij pranë bashkisë së Athinës.

Autoritetet greke ranë në gjurmë të shqiptarit pas informacioneve se ai drejtonte një rrjet të shpërndarjes së drogës duke përdorur si pikë referimi edhe dyqanin e vetë.

25 vjeçari merrte qeset e plehrave dhe i linte në pika të posaçme në mënyrë që pjesëtarët e tjerë të rrjetit t'i merrnin dhe t'i shpërndanin.

Të mërkurën, policia si dhe efektivë të Skuadrës Speciale të Sigurisë të Attica filloi një operacion në terren dhe po ruanin dyqanin e 25 vjeçarit.

Teksa e panë që ai u afrua me dy qese plehrash në dorë, policia ndërhyri menjëherë dhe e arrestoi.

Në qese policia gjeti dy pako kanabis me cilësi të lartë, që peshonin nga 2,200 gram secila dhe ishin mbyllur hermetikisht me një aparaturë speciale paketimi për të parandaluar zbulimin e tyre nga qentë.

Në prangat e policisë ra dhe një bashkëpunëtor i shqiptari i cili punonte në dyqanin e rrobave.

Sipas informacioneve nga policia greke, shqiptari ka qenë më parë i përfshirë në raste droge.

/Ora News.tv/