Grenell: Të gjithë duhet të respektojnë vendimin e vendimin e Gjykatës Kushtetueses

Grenell: Të gjithë duhet të respektojnë vendimin e vendimin

Edhe i dërguari special i presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, reagoi pas vendimit të Gjykatës Kushtuese për dekretin e presidentit Hashim Thaçi.

Grenell, ashtu si ambasada e SHBA-së në Kosovës, është shprehur se të gjithë duhet të respektojnë vendimin e Kushtetueses në mënyrë që të ruhet paqja dhe stabiliteti në vend.

“Gjykata Kushtetuese ka folur. Për të siguruar paqen dhe stabilitetin – dhe për të mbështetur integritetin e sistemit të drejtësisë së Kosovës – të gjithë duhet të respektojnë vendimin e Gjykatës. Mezi pres të vazhdoj punën time me njerëzit e Kosovës dhe qeverinë e tyre për të sjellë prosperitet, zhvillim dhe punë në rajon.” - ka thënë Grenell për mediat kosovare.

Grenell kritikoi qeverinë Kurti edhe pas heqjes së tarifës dhe vendosjes së reciprocitetit.

Nën ndërmjetësimin ambasadorit Grenell, Kosova dhe Serbia arritën dy marrëveshje në fillim të këtij viti. E para për vendosjen e një linje direkte Prishtinë-Beograd si dhe marrëveshja tjetër për funksionalizimin e hekurudhave.

EMISIONET