Presidenti i Yldon Media Group padit në SPAK Veliajn për moskallëzim krimi, shpifje dhe prishje imazhi

Presidenti i Yldon Media Group padit në SPAK Veliajn për

Presidenti i Yldon Media Group, zoti Ylli Ndroqi, ka dorëzuar në SPAK një padi ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj për moskallëzim krimi, shpifje dhe prishje të imazhit.

Shkak për këtë janë bërë deklarimet e bëra në media apo në reagimet ndaj gazetarëve të Rtv Ora apo Ora News.

Përmes tyre ai ka përhapur qëllimisht ndaj z.Ndroqi deklarata të rreme dhe të pa vërteta, të cilat cënojnë nderin dhe dinjitetin e tij.

Prej kohësh Ora News ka publikuar lajme të cilat paraqesin problematika të Tiranës.

Madje dhe problematikat me tenderat, shpesh të renditura me flamur të kuq dhe prej Open Data.

Në respekt të parimeve të gazetarisë, është kërkuar dhe reagimi i kryebashkiakut, por reagimet prej tij kanë qenë jashtë etikës.

Madje dhe në ato pak raste kur Kryebashkiaku pranon të flasë për mediat, përgjigja e tij është jashtë standardeve.

"Juve të Orës pse ju djeg!"

Sigurisht ashtu si dhe në raste të Bashkive të tjera, apo për institucione të tjera, televizioni ka vijuar me investigime dhe me publikimin e lajmeve problematike.

Por përgjigjet mungojnë vetëm nga bashkia e Tiranës. Sërish tentativat për të marrë reagimin e Kryebashkiut kanë vazhduar por përgjigjet sërish mungojnë.

"Të fala!"

Prej kohësh në disa intervista televizive Veliaj ka nisur të përdorë një shprehje aq sa të frikshme dhe të çuditshme, "gjobë".

Liria e shtypit i jep publikut një nga mjetet më të mira për të zbuluar dhe formuar një mendim mbi idetë dhe qëndrimet e liderëve të tyre politikë.

Ky është i ashtuquajturi "mjedis lehtësues" për gazetarinë dhe median e lirë.

Në rastin tonë, jo vetëm që nuk ka pasur një “mjedis lehtësues”, por përkundrazi është ushtruar “dhunë”, në forma nga më të ndryshmet.

"Në Tiranë jetoj, i dëgjoj edhe ata që shajnë, edhe ata që vënë gjoba."

Në këto kushte, Presidenti i Yldon Media Group ka kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, për veprën penale “moskallëzim krimi”.

Kjo pasi me këto deklarime tregojnë se në bashkinë e Tiranës edhe ndaj Veliaj është tentuar të përfitohen në mënyrë të paligjshme.

"Duke qenë se z. Veliaj publikisht e ka pranuar se është në dijeni të faktit se persona të cilët ai “i njeh me emër dhe mbiemër”, kanë kryer krimet e mësipërme, kishte detyrimin ligjor për kallëzimin e tyre. Ndodhur në këtë situatë z. Veliaj ka fshehur krime të shumta që kanë ndodhur ose kanë tentuar të ndodhin në institucionin që ai drejton dhe për të cilin ai deklaron se ka dijeni të plotë, madje se i njeh ata me emër dhe mbiemër".

E sigurisht ashtu si dhe për çdo institucion tjetër, edhe për Tiranën gazetarët do të vazhdojnë të ndjekin lajmet problematike, por duke i qëndruar sa më pranë së vërtetës.

EMISIONET