Veliaj: Brenda javësh mbarojnë punimet në amfiteatrin e parkut të liqenit

Veliaj: Brenda javësh mbarojnë punimet në  amfiteatrin e parkut

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dha sot lajmin e mirë për artistët dhe qytetarët artdashës se shumë shpejt do të jetë gati edhe teatri i hapur në amfiteatrin e Parkut të Liqenit.

Këtë komunikim ai e ndau me artistët e teatrit të Metropolit ndërsa mbollën pemë  mimozash te Parku i Liqenit, teksa iu drejtua aktorit Gaz Paja:

“Lajmi i mirë është që për pak javë mbaron amfiteatri, i cili do të jetë një tjetër skenë në natyrë. Uroj të kesh takat dhe ta mbushësh të gjithë parkun!”

Drejtoresha e Teatrit të Metropolit, Jonida Beqo, e mirëpriti investimin e bashkisë për të rehabilituar amfiteatrin e Liqenit, duke theksuar se shtimi i një skene të hapur për artdashësit është vërtet një lajm i mirë për teatrin e kryeqytetit dhe një vlerë e shtuar për artin e Tiranës.


EMISIONET