Vakancat në Gjykatën e Lartë, mungojnë gjyqtarët, emra të paracaktuar

Vakancat në Gjykatën e Lartë, mungojnë gjyqtarët, emra

Rezoluta e Parlamentit Europian u ka risjellë në vëmendje socialistëve plotësimin e vakancave në sistemin gjyqësor, që e kërkuan me tone të ashpra. Por kryetarja e KLGj Naureda Llagami, u kujtoi mazhorancës procesin e vettingut dhe kriteret e përzgjedhjes, që sjellin emra të paracaktuar për vakancat.

Pas rezolutës së parlamentit europian me 15 kushte për integrimin, socialistët kërkuan me tone të ashpra plotësimin e vakancave në institucionet e gjyqësorit. Gjatë raportimit të krerëve të KLP dhe KLGJ, përfaësues të mazhorancës u shprehën se plotësimi i vendeve në gjykatën e lartë është emergjencë.

''Dhe të okupohet një mbledhje e posaçme e Kuvendit vetëm për mosplotësim të kësaj rezolute.''

Por kryetarja e KLGJ-së Naureda Llagami, solli në vëmendje procesin e vettingut.

''Gjë e cila kufizon mundësinë  e përzgjedhjes konkurencës, reale mes tyre. Për pasojë, procesi dhe plotësimi i vendeve vakante në Gjykatën e Lartë mund të perceptohet si i paracaktuar.''

Për socialistët, shkarkimet e gjyqtarëve nuk janë argument ligjor,

''Po t'i shpallim këto 15 vendet e lira nga sistemi gjyqësor, mund të na krijohet një problem në funskionalitetin e Gjykatës së Apelit apo edhe Gjykatave të Shkallës së Parë për shkak të vettingut, nuk është argument ligjor.''

Ndërkaq kreu i KLP, Gent Ibrahimi premtoi se brenda vitit 2020, nuk do të ketë më prokurorë të përkohshëm.

''Brenda vitit 2020 do kryejmë të gjitha procedurat e ngritjes në detyrë për ngritjen e prokurorisë.''

Megjtihatë, për pakicën parlamentare, reforma në drejtësi, është gjysmake, njësoj si ajo zgjedhore, që nuk parashikon ndryshim sistemi.

''E mbani mend disa prej jush kur dy ambasdorë putheshin atje lart në mënyrë të turpshme. Iku Luja erdhi Kimi, do ikë edhe Kimi do vijë Xhimi, dhe prapë Qirimi nuk do ketë drejtësi në Shqipëri.''

EMISIONET