Ushtria amerikane gati për investim, provon dylbinë "pagabueshme" mbi objektivat në lëvizje

Ushtria amerikane po përgatitet të provojë modelin e ri të dylbive elektronike të vendosura tek armët.

Ajo do tu japë ushtarëve më shumë precizion në goditje. Modeli Smash 2000 Plus identifikon objektivin dhe nuk të lejon të qëllosh derisa ai të jetë nën shënjestrën e armës.

Kjo teknologji është menduar për të qëlluar më së shumti objektiva të cilët janë në lëvizje si dhe dronët ushtarak.

Në poligonin testues të ushtrisë amerikane al-Tanf në Siri në afërsi të vijës kufitare me Jordaninë dhe Irakun, ushtarët përdorën dylbinë SMASH 2000 për të vënë në shënjestër dronët e vegjël që lëviznin në qiell.

Kjo lloj dylbie është përdorë më parë në terren nga forcat mbrojtëse të Izraelit, por sipas prodhuesit Smart Shooter Ltd, kjo shënon përdorimin e parë në Siri.

Fillimisht kjo lloj teknologjie ishte dizenjuar për tu përdorur në armë të kalibrit të rëndë në tanke apo raketëhedhëse.

EMISIONET