Një ushtare serbe është bërë e famshme në “Instagram” pasi ka publikuar disa foto me uniformën e saj të ushtrisë.

Milica Spasic, 21 vjeç, nga Valjevo, Serbi, pas postimit të këtyre fotove, ka mbledhur rreth 10 000 fansa në “Instagram” të cilën kanë filluar ta adhurojnë të gjithë.

Milica shërben në Ushtrinë Serbe dhe merr pjesë në operacionet paqeruajtëse, duke siguruar ndihmë humanitare dhe ndihmë nga fatkeqësitë. Në profilin e saj, Milica shprehet se jeta e saj ndryshoi kur u bë pjesë e ushtrisë serbë.

Në një fotografi, Milica shihet me veshje kamuflazhi dhe në një tjetër shihet me një kapelë serbe.

Në postimet e saj shihen qindra komente që e komplimentojnë dhe e falenderojnë për shërbimin e vlefshëm ushtarak.


/Ora News.tv/