Është një nga balerinat më të komentuara për momentin në media jo vetëm për suksesin e saj por dhe për kërcimet që ndan me fansat e saj në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për bukuroshen Klaudia Pepa e cila vazhdon të "surprizojë" ndjekësit e saj në Instagram.

Në videon që ka postuar mëngjesin e sotëm, balerina shfaqet në kuzhinë e veshur vetëm me një peshqir pas dushit, teksa kërcen në mënyrë sensuale.

Në një moment, padashur Klaudiës i bie peshqiri, por ajo arrin ta menaxhojë situatën menjëherë dhe e vetmja gjë që shihet është kurrizi. Balerina nga sikleti e mbështjellë sërish trupin me peshqir dhe ikën me vrap.


/Ora News.tv/