Ulja e tatim fitimit, Guxholli: Qeveria ka gabuar me sistemin fiskal, biznesi në gjendje të mjerueshme

Ulja e tatim fitimit, Guxholli: Qeveria ka gabuar me sistemin fiskal, biznesi

Qeveria vendosi uljen e tatim fitimit për bizneset me xhiro vjetore deri në 14 milion lekë të reja xhiro në vit.

Për eksperten e ekonomisë Zana Guxholli, ky vendim tregon që qeveria ka gabuar lidhur me sistemin fiskal prej 7 vitesh. Në një intervistë me Ora News me gazetaren Matilda Mcini, ajo u shpreh se biznesi ndodhet në gjendje të mjeruar.

Zana Guxholli: ''Kjo do të thotë që qeveria më në fund pas 7 vitesh pranoi gabimin që bëri me sistemin fiskal në Shqipëri, me prezantimin e taksës progresive dhe të lartë dhe me sjelljen që mbajti ndaj biznesit të vogël. Njëherë që e futi në skemën e TVSH-s dhe që rriti tatim fitimin si e rriti për të gjithë. Në një farë mënyre kjo qeveri po përpiqet të shërojë plagën që kanë hapur vetë në gjithë këto vite. Eksperienca e tregoi. Biznesi në rrënim, bizneset në mbyllje. Së fundmi kjanë mbyllur 4000 biznese. Biznesi ndodhet në gjendje të mjeruar.''


EMISIONET