Shënon një ulje numri i shifrave të përditshme të infeksioneve me koronavirus në Itali.

Ditën e sotme janë raportuar 303 raste deh 26 viktima.

Në Lombardi ka 259 njerëz të rinj të infektuar, e barabartë me 85.5% përqind të gjithë infektimeve në Itali.

 Numri i rasteve totale ka arritur në 237,290.

Të shëruarit janë rritur në 177.010, me një rritje në krahasim me të dielën me 640 persona.

Të sëmurët aktualë janë në rënie, ku momentalisht numërohen 25.909 raste.

 Ndërkohë, janë 207 pacientë të pranuar në kujdes intensiv në 24 orët e fundit.

/Ora News.tv/