UEFA përzgjedh pritjen e Etrit Berishës

UEFA përzgjedh pritjen e Etrit Berishës

Etrit Berisha nuk mundi të bëj thuajse asgjë në humbjen 2-0 ndaj Francës, në ndeshjen e fundit kualifikuese të Euro 2020.

Portieri i kombëtares shqiptare ishte në nivelin e tij më të lartë në atë 90 minutësh. Gjithsesi, presioni i madh dhe talenti i "gjelave" nuk nxori në pah aftësitë e Berishës.

Por, një gjë të tillë nuk e mendon aspak UEFA. Organi më i lartë i futbollit shqiptar ka përzgjedhur reflekset e gardianit të SPAL si pritja e ditës.

Gjithçka ka të bëj me atë ndërhyrje të Berishës në pjesën e dytë, ku u gjet i vetëm përballë Giroud, për ta ndalur me një dorë goditjen e sulmuesit të Chelsea.

EMISIONET