U pyet për lidhjen me balerinën Adele, Niko Komani: Është njeriu që më tërheq me këmbë në tokë

U pyet për lidhjen me balerinën Adele, Niko Komani: Është

I ftuar në emisionin “Why Not” në RTV Ora, Niko Komani ka deklaruar se gjatë karantinës ai i ka dhënë fund lidhjes së dashurisë me partneren.

Ai mbante një lidhje në distancë, por kjo nuk ishte asyeja e ndarjes. Niko nuk e tregoi pse i ka dhënë fund lidhjes, por u shpreh se ishte momenti për t’i qartësuar gjërat.

“Mendoj se thjesht erdhi momenti për t’i qartësuar gjërat. Ka qenë java e parë e vështirë si çdo individ, nuk jam prej guri, por java e dytë, nuk arrita të fokusohem më në atë gjë, sepse filloi normaliteti, filloi ritmi”, shprehet Niko.

Ai është përfolur edhe për një lidhje të mundshme me balerinën Adele, të cilën e ka njohur gjatë “Dance With the Stars”. I pyetur nga Roza në llidhje me këtë çështje, ai u shpreh se nuk i takon të flasë për Adelen pa qenë ajo këtu.

Roza Lati: Ka disa aludime se ti dhe balerina Adele me të cilën ke qenë edhe tek Dance With the Stars keni patur një lidhje dashuria. Do donim të dinim më shumë, ke pasur një lidhje me Adele?

Niko Komani: Nuk mund të flas për Adel, do e lë pa komentuar. Nuk e flas dot pa Adele, nuk e di a duhet ta vërtetoj apo duhet të them të kundërtën.

Në Dance With the Stars me Adelen kishim një kimi të cilën unë nuk e prisja. Ajo ishte për mua partneria ideale dhe ajo që do doja ta kisha lifetime. Është njeriu që të shtyn dhe mbase disa herë edhe të tërheq me këmbë në tokë, është njeri që të jep krahë, pra ishte njeriu që vinte pikat mbi I. 


EMISIONET