Humbja me Bajernin e Mynihut të martën më 25 shkurt ka shtuar shumë pikëpyetjet për trajnerin Frank Lampard, i cili mund të përdorë një dorë të hekurt në fund të sezonit për të larguar disa nga lojtarët e tij. 

Sipas britanikes The Sun, Kepa Arrizabalaga, Ros Barklei dhe Zhorzhinjo mund të jenë lojtarët në listën e largimeve të trajnerit anglez.

Blutë u poshtëruan në shtëpinë e tyre në ndeshjen e parë për 1/8-at e Champions-it, duke pësuar 3 gola nga kampionët e Gjermanisë që tani janë me një këmbë në çerekfinale. 

Një rezultat që mund të kishte qenë edhe më i thellë nëse do t’i referoheshim paraqitjes së lojtarëve të Çelsit.

/Ora News.tv/