Luftëtari u mund 2-0 nga Skënderbeu, ndërsa trajneri Neritan Novi u duk i dorëzuar dhe pranoi se gjirokastritët janë drejt fundit ndaj duhet të mendojnë për të ardhmen.

Çfarë shije ju lë humbja përballë Skënderbeut?

Luajtëm përballë ekipit më të mirë në Shqipëri. Pavarësisht problemeve, është një ekip shumë i mirë. E kishim përgatitur ekipin gjatë javës dhe e përgjithshmja është se ekipi luajti mirë dhe m’u përgjigj. Gabuam në dy raste, por nuk kam çfarë të pres më shumë. I falënderoj lojtarët për shpirtin e garës që treguam.

Duket se keni shumë vështirësi për të shënuar…

Kemi shumë kohë që stërvitemi para portës. Po gabojmë dhe është shqetësuese, por janë djem të rinj, pa eksperiencë.

Takimin e radhës e keni përballë Bylisit…

Luftëtari nuk ka për t’i hapur rrugë asnjë ekipi. Nuk ka rëndësi rivali. Nuk ka ndeshje të lehta. Do të përgatitemi, por edhe nëse nuk marrim diçka, ne jemi drejt fundit. Të mendojmë për të ardhmen e ekipi.

/Ora News.tv/