Një foshnje në Kinë, që u la vetëm në shtëpi, iu shkaktuan mbi 100 plagë nga minjtë që e kafshuan.

Mjekët u tronditën kur panë se dija pjesë të hundës së vajzës gjithashtu ishin kafshuar.

Vajza 3 muajshe u sulmua nga brejtësit pasi u la vetëm në banesën në provincën Yunnan.

Prindërit e saj i thanë gazetarëve se nuk ia pastruar vajzës fytyrën pasi i dhanë ushqim duke çuar në këtë tragjedi.

Ata pretenduan se e lanë vetëm për rreth 15 minuta dhe kur u kthyen në banesë panë skenën tronditëse.

Foshnja u dërgua në spital.

“Kishte më shumë se 100 plagë të shkaktuara nga brejtësit në fytyrën e saj. Thjesht ishin shumë. Gjendja e saj është shumë e rëndë,”- tha mjekja Lou Fan. “Ana e djathtë e hundës është kafshuar plotësisht dhe ju mund t’i shihni kockën.”

Mjekja shtoi se duhet kohë e gjatë që plagët e foshnjës të shërohen dhe është e nevojshme ndërhyrja kirurgjikale për rregullimin e tipareve të saj të fytyrës.



/Ora News.tv/