U konfirmuan me koronavirus, Japonia vendos në karantinë për 14 ditë anijen me turistë

U konfirmuan me koronavirus, Japonia vendos në karantinë për 14

Një anije lundrimi aktualisht është vendosur në Gjirin e Yokohama të Japonisë, nën karantinë për 14 ditë, pasi 10 persona në bord u konfirmuan me koronavirus.

‘’Nga ata 10 personat, 9 janë pasagjerë dhe një është anëtar i ekuipazhit’’, tha operatori i lundrimit në një deklaratë.

Nga të infektuarit raportohet se 1 person është nga SHBA, 2 persona nga Australia, 3 persona nga Japonia, 3 persona nga Hong Kongu dhe anëtari i ekuipazhit nga Filipinet.

Anija lundruese Diamond Princess u vendos nën karantinë pasi një ish-pasagjer, i cili u zhvendos 12 ditë më parë, u konfirmua me koronavirus. Ai tani është në gjendje të qëndrueshme në Hong Kong.

Gjithsej 428 pasagjerë amerikanë janë në bordin e anijes, tha ambasada amerikane për CNN.

EMISIONET