Përmet, dy javë i zhdukur, 32-vjeçari gjendet i vrarë në makinë

Përmet, dy javë i zhdukur, 32-vjeçari gjendet i vrarë

Sokol Rama, 32 vjeçari nga Tepelene i denoncuar i zhdukur që prej 6 shkurtit është gjetur i vrarë brenda makinës së tij në një humnerë në malet e Përmetit.

Trupi i pajetë sipas burimeve policore u gjet gjysmë i dekompozuar brenda mjetit të tij në fshatin Brezhdan

Rama nga fshati Mamaj i Tepelenës ishte me precedentë penalë, i akuzuar për vjedhje dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Ndërsa policia ka dyshime se autori i vrasjes mund të jetë shoku i tij, Roland Milo i cili ka humbur kontaktet tre ditë pas denoncimit të zhdukjes së 32 vjecarit.

Policia thotë se po punon për zbardhjen e rrethanave të krimit

EMISIONET