Në puntatën e kaluar të “Thumb On” në RTV Ora, Aulona Musta u paraqit me një fustan golf të shkurtër shumëngjyrës.

Mesa duket moderatorja ka marrë disa kritika nga fansat për këtë fustan në “Instagram”. Disa prej tyre shprehen se nuk i shkon, disa të tjerë i thonë se është një fustan shumë i shkurtër për në ekran.

Pas këtyre kritikave, Aulona ka reaguar duke ia mbyllur gojën të gjithëve. Ajo shprehet se nuk janë veshjet e shkurtra rreziku i shoqërise por mendjet e shkurtra dhe të vogla.

Jemi ne prag te 2020-es, jeton ne nje vend ne mes te Europes dhe ti shikon qe ka akoma njerez qe skandalizohen nga nje fustan i shkurter (i mbyllur deri ne gryke), qe vishet ne nje emision, shoë, ne oren 21.00 te darkes. 

/Ora News.tv/