U arrestua 13-vjeç, njihuni me të miturin që u dënua me vdekje sepse protestoi

U arrestua 13-vjeç, njihuni me të miturin që u dënua me

Murtaja Qureiris, një 18-vjeçar që u përball me dënimin me vdekje në Arabinë Saudite, i ka shpëtuar ekzekutimit dhe është dënuar me 12 vite burg.

Një burim tha për CNN, se Qureiris u arrestua në moshën 13-vjeçare nga autoritetet saudite dhe se mund të lirohet në vitin 2022.

Dënimi i adoleshentit përfshin kohën që ai ka qëndruar në burg që nga arrestimi i tij në vitin 2014, katër vitet e fundit provë. Ndaj atij i mbetet për të shëbyer në burg edhe 3 vite.

Presioni ndërkombëtar në rritje mësohet se ka ndikuar në vendimin e gjykatës për të mos ekzekutuar të riun. Qureiris ishte vetëm 10 vjeç kur kreu të paktën një nga akuzat me të cilat përballet. Ai është akuzuar se shoqëroi vëllain e tij aktivist, Ali Qureris, në një udhëtim me motor në një stacion policor në qytetin lindor të Aëamiya, ku dyshohet se Ali hodhi Molotov në godinë.

Një nga krimet e tjera me të cilat përballet është marrja pjesë në barrimin e vëllait të tij. Qureiris i ka mohuar akuzat dhe është shprehur se dëshmitë i dha nën presion.

Në kohën e arrestimit, Qureiris u konsiderua nga avokatët dhe aktivistët si i burgosuri më i ri politik në Arabinë Saudite.

EMISIONET