Turqia konfirmoi pesë vdekje të tjera nga koronavirusi, shkon numri në nëntë

Turqia konfirmoi pesë vdekje të tjera nga koronavirusi, shkon numri

Turqia konfirmoi pesë vdekje të tjera nga koronavirusi, duke e çuar gjithsej në nëntë vdekje dhe 311 raste të reja të konfirmuara.

Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca tha në Twitter se vdekjet ishin të pacientëve të moshuar dhe të prekur nga sëmundje tjera përcjellëse, shkruan agjencia e lajmeve Anadolu, transmeton Ora News

Ai shtoi se 311 nga 3,656 testet e kryera në raste të dyshuara në 24 orët e fundit ishin rikthyer pozitive, duke e çuar numrin e përgjithshëm të pacientëve në 670, nga 359.

Nga më shumë se 266,000 raste të konfirmuara, numri i vdekjeve tani tejkalon 11,000, dhe mbi 87,000 janë shëruar, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins me qendër në SH.B.A.

EMISIONET