Turqi: Pozon për të festuar fundin e karantinës, 31-vjeçarja bie nga shkëmbi dhe humb jetën

Turqi: Pozon për të festuar fundin e karantinës,

Një grua nga Kazakistani ka humbur jetën në mënyrë tragjike pasi ra nga një shkëmb me lartësi prej 35 metrash, në përpjekje për të bërë pozën perfekte që të festonte fundin e karantinës.

Ngjarja ndodhi ditën e dielë në Turqi, shkruan New York Post.com

31-vjeçarja Olesia Suspitsina jetonte në Adalia ku punonte prej vitesh si guidë turistike.

Ajo kishte shkuar për një shëtitje me mikeshën e saj në Parkun e famshëm Duden në Antalia i njohur për ujëvarat e saj të bukura, pas disa javësh qëndrimi në shtëpi.

Gjatë shëtitjes e reja dëshironte të bënte një foto mbi një shkëmb ku në sfond kishte ujëvarat, por fatkeqësisht ka rrëshkitur dhe ka rënë duke gjetur vdekjen e menjëhershme.


EMISIONET