Trump bisedë telefonike me Putin: I gatshëm të dërgoj ndihma mjekësore në Rusi

Presidenti amerikan Donald Trump ka patur një bisedë telefonike me homologun e tij rus Vladimir Putin. Sipas një deklarate nga Shtëpia e Bardhë dhe Kremlini, Trump i ka shprehur Putinit gatishmërinë e tij për të ofruar ndihma mjekësore në Rusi pas krizës që po përjeton Moska nga situata e Covid-19.

Rusia po kalon një moment të vështirë pasi ka regjistruar për disa ditë me rradhë mbi 10 mijë raste të reja me koronavirus, shkruan CNN.

"Gjatë diksutimit për pandeminë Covid-19, u vlerësua bashkëpunimi dypalësh dhe të dy presidentët ranë dakord të rrisin më tej koordinimin në këtë drejtim. Në veçanti, pala amerikane ofroi gatishmërinë e saj për të dërguar ndihma mjekësore në Rusi'', njoftoi Kremlini.

Zëvendës sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë Judd Deere konfirmoi detajet përmes një postimi në Twitter. Ai tha se presidenti Trump "përsëriti faktin se Shtetet e Bashkuara po punojnë shumë për t'u kujdesur për qytetarët amerikanë dhe gjithashtu është janë të gatshëm të ofrojnë ndihmë për çdo vend, përfshirë Rusinë."



EMISIONET