Tregu i Elbasanit rrezikon mbylljen

Tregu i Elbasanit rrezikon mbylljen

Disa vite me parë në  tregun industrial të Elbasanit ishte e vështirë të lëvizje pasi kishte një mbipopullim si nga ana e blerësve ashtu edhe nga dyqanet që tregtonin në të. Sot pak vite pas hapjes së tregut të ri rrezikohet mbyllja e tij. Sipas administratorit, një nga faktorët e kësaj situate janë shitësit ambulantë.

Tregu industrial në  qytetin e Elbasanit rrezikon të mbyllet. Shkak për këtë është rënia e fuqisë blerëse.

Përmirësimi i kushteve infrastrukturore duket se nuk ka ndikuar në tërheqjen e blerësve, pasi numri i tyre ka rënë ndjeshëm kohët e fundit.

Tregtarët shprehen se po përballen me luftën për mbijetesë, pasi rënia e fuqisë blerëse po i dëmton shumë.

"Tregu është shumë dobët."

"Nuk ka blerës fare, e shikon tregun bosh."

Ndërsa, për administratorin e këtij tregu, përgjegjës për këtë situatë janë shitësit ambulantë, të cilët tregtojnë në afërsi të tregut. Një tjetër faktor sipas tij është edhe largimi masiv i qytetarëve jashtë vendit.

"Shesin nëpër rrugë, janë 15 vetë aty që duhet të vinë këtu."

Tashmë ky vend është duke u braktisur edhe nga vetë ata të cilët shpresonin të kishin bizneset e tyre dhe një punë të sigurt.


EMISIONET