Tre bukuroshe shqiptare kanë ditëlindjen sot, ja sa vjeç mbushin

Flaka Krelani, Adrola Dushi dhe Elita Rudi, ndonëse në fusha të ndryshme festojnë ditëlindjen në të njëjtën ditë.

Ato janë të njohura për publikun shqiptar për sukseset që kanë arritur në muzikë, modeling dhe moderim. Flaka Krelani, këngëtarja e njohur nga Kosova mbush sot plot 29 vjec. Me anë të një postimi në Instagram, ajo ka shkruajtur: "Duke hyrë në të 29-tat si… Faleminderit Zot për një vit tjetër që do ta jetoj në maksimum! Faleminderit të gjithëve që e bëtë kaq special. Jam e bekuar!"

Ndërsa Adrola Dushi, modelja që është zhvendosur në ShBA mbush sot 25 vjece dhe ka bërë një urim për veten e vogëlushin e saj në Facebook.

"Sot u bëra 25 vjeç. Në këto 25 vite në jetën time kanë ndodhur shumë gjëra të mira dhe më pak të mira.

Ndihem pak çuditshëm dhe s’e kuptoj tamam se çfarë po ndjej, por ndjesia më e mirë është se jam shumë falenderuese ndaj Zotit dhe çdo personi që ka hyrë në jetën time.

Jam me fat për familjen time, për të afërmit e mi, për shoqërinë time, për ata njerëz që kanë besuar tek unë. Falë të gjithëve ju, unë jam Adrola.

E di që kam dhe shumë vite për të jetuar, për t’u rritur, për të mësuar, për t’u forcuar e për të mos u trembur nga surprizat që jeta i sjell, por sinqerisht shumë herë jam ndjerë e thyer dhe shumë e lodhur.

Dhe ka mjaftuar një shikim, një fjalë, një puthje a përqafim prej birit tim që gjithçka të ndryshojë.

Troi i mamit, ti je drita ime e syve dhe je bekimi më i madh në jetën time. Ti je suksesi, shpëtimi dhe mbrojtja ime. Koha që ‘vjedh’ nga ty është gabimi që më peshon më shumë se çdo gjë tjetër. Gjithë jetën do jem e përulur para teje dhe gjithë jetën do jem për ty. Të dua shumë, sa qielli, sa bota, sa gjiiiiithë yjet, hëna dhe dielli bashkë dhe shpresoj që një ditë të të bëj sadopak krenar.

U bëfsha edhe 100 vjeç o shokëni e shoqeni, me ju dhe me familjen time të shtrenjtë pranë. Zoti ju bekoftë të gjithëve për dritën që keni sjellë në jetën time", shkruajti ajo.

Elita Rudi, moderatorja nga Kosova ka festuar ditëlindjen e 25-të në krah të partnerit të saj Gjiko dhe nuk kanë munguar surprizat.

Në një video romantike të mbushur me lule, Elita shkruajti: "Ti e di që unë nuk jam perfekte por ti më bën të ndihem perfekte dhe e bukur në çdo mënyrë. Të dua."

I urojmë të tre bukurosheve edhe 100 vite të lumtura.

EMISIONET