Transporti ndërqytetas dhe qytetas sërish protestë nesër në orën 12:00

Transporti ndërqytetas dhe qytetas sërish protestë nesër

Transporti ndërqytetës dhe qytetas do të dalë sërish në protestë nesër (19 qershor).

Ata shprehen se ky aksion vjen në vijim të kërkesave pamiratuara nga qeveria Rama dhe qëndrimet për fatin e transportit publik për datën e aluduar nga qeveria si 22 qershor.

“Dëshirojmë t’ju informojmë se nesër, datë 19/06/2020, ora 12:00, përfaqësuesit zyrtar të sektorit të transportit ndërqytetës & qytetas të udhëtarëve, do të protestojmë e mbajmë konferencë për shtyp, duke u shprehur në një deklaratë të përbashkët. 

Për arsye të rrethanave dhe rregullave aktuale në fuqi, lajmërojmë se aktiviteti do të organizohet në adresën e theksuar më poshtë: Bulevardi i Ri, ish-stacioni i Trenit aty ku është Lokomotiva muze! Ju faleminderit për integritetin dhe profesionalizmin tuaj!” 

EMISIONET