Transformimi i Piramidës me mbështetjen e Vodafone dhe Fondit Shqiptaro-Amerikan

Transformimi i Piramidës me mbështetjen e Vodafone dhe Fondit

Rijetësimin dhe transformimin e Piramidës në qendrën më të madhe rajonale të inovacionit dhe arsimit dixhital, për të rinjtë e moshës nga 12 deri në 24 vjeç.

Drejtoresha e Përgjithshme për Vodafone Europe, Serpil Timuray theksoi rëndësinë e këtij projekti.

Serpil Timuray: “Jam shumë e lumtur që Vodafone do të jetë pjesë e transformimit dixhital të Piramidës, projekt i cili është një dëshmi e ritmit të shpejtë me të cilin Shqipëria po rend drejt së ardhmes emocionuese. Shoqëria dixhitale do të kërkojë aftësi dhe profesione që nuk i kemi njohur më parë. Vodafone nuk ofron vetëm teknologjinë që mundëson realizimin e shoqërisë dixhitale, por C2 General po kontribuon edhe në rritjen dhe qendrueshmërinë e saj duke mbështetu gjeneratën e re të inovatorëve”.

Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone, Achilleas Kanaris, u shpreh tejet entuziast për këtë nisëm:

Achilleas Kanaris: “Jam shumë entuziast për këtë projekt dhe këtë partneritet. Angazhimi i Vodafone në transformimin dixhital të Piramidës është jo vetëm për të treguar se çfarë mundësojmë ne përmes teknologjisë, por edhe sesi ta shfrytëzojmë atë për të sjellë inovacion në vend".

Ndërkohë bashkëdrejtori i përgjithshëm i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim tregon detaje rreth projektit.

"Ka një histori të veten që çfarë nuk ka qënë, deri në diskotekë e deri në qendër e NATO-s, e deri në qendrën e Usaidit e deri në qendër kulturore. E dizenjuar që në fillim për të qënë simbol i njeriut i cili transformoi për një gjysmë shekulli historinë e Shqipërisë në mënyrën më të egër. Dhe nga ana simbolike për ne nuk kishte sfidë dhe kënaqësi më të madhe që ta merrnim këtë godinë dhe t'ia kthejmë pikërisht asaj që secili prej nesh kujdeset dhe është më i merakosur për çdo gjë, që është e ardhmja, janë fëmijët që është arsimi dhe e ardhmja e tyre".

Në fund të prezantimit të projektit u bë dhe firmosja e marrëveshjes për rijetëzimin e Piramidës.




EMISIONET