Një tragjedi ka goditur lagjen e Shuto Orizarit në Shkup pasditen e së premtes, ku nga zjarri që ka shpërthyer në një shtëpi humbën jetën dy fëmijë.

Në shtëpi kanë qenë 4 fëmijë prej të cilëve dy kanë arritur të shpëtojnë.

Viktimat janë një djali dhe një vajzë, të moshës 3 dhe 1.5 vjeçe. 

Dy fëmijët kanë qenë brenda shtëpisë ku pas zjarrit është shembur çatia. 

Raportohet se zjarri filloi në orën 13:25, ndërsa për shuarjen e zjarrit ishin angazhuar 15 zjarrfikës. 

Dyshohet se zjarri ishte shkaktuar nga instalimi elektrik. Pritet që rezultatet e mjekësisë ligjore të përcaktojnë saktësisht shkakun e tragjedisë, informon Alsat.

 


/Ora News.tv/