Toka në izolim nga Covid-19, NASA dhe Rusia dalin në hapësirë

Një astronaut dhe dy kozmonautë janë nisur nga Kozmodromi Baikonur i operuar nga Rusia drejt Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor.

Të përfshirë në anijen Soyuz MS-16 janë kozmonautët rusë Anatoli Ivanishin, Ivan Vagner dhe astronauti i NASA-s, Chris Cassidy.

Është një kohë e çuditshme për të udhëtuar, por anëtari i ekuipazhit Ivanishin tha se ku po shkonin ishte "vendi më i sigurt në tokë".

"Megjithëse fluturimi hapësinor mbart me vete një rrezik specifik, ne e kuptojmë se për muajt e ardhshëm Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor do të jetë vendi më i sigurt në tokë," tha ai.

(PS: Në rast se po pyesni veten ku ndryshon një kozmonaut nga një astronaut? Janë vetëm dy terma të ndryshëm për të njëjtën punë)



EMISIONET