Tmerrohet babai për Pashkë, sheh gjarprin 2 metra pranë vajzës

Tmerrohet babai për Pashkë, sheh gjarprin 2 metra pranë

Një baba është tronditur për vdekje të dielën e Pashkëve kur gjeti një gjarpër pranë vogëlushes së tij në kopshtin e shtëpisë në Skoci.

Bruce Baker mendoi se po i bënin një shaka familjarët, të cilët bërtitën me të madhe: "Është një gjarpër në kopsht". Kur e pa vetë, ai nuk mund ti besonte syve.

Gjarpri gjigand rreth 2 metra i gjatë, që i përket llojit "Boa Constrictor" po qëndronte pranë vogëlushes 1-vjecare Ëilloë.

"Ishte gjigand, unë vetëm isha fiksuar duke e parë. Fëmijët bërtisnin se ishte një gjarpër në derën kryesore. Ishte i gjallë dhe u tmerrova kur mendova se fëmijët kishin luajtur aty", tha babai i katër fëmijëve për "Daiy Record".

Me ndihmën e një fqinji, Bruce ia doli ta fuste zvarranikun në një kuti plastike. Vogëlushja e tij duket se krijoi lidhje me gjarprin jovdekjeprurës pasi u fotografua duke qëndruar sipër kutisë dhe nuk ishte aspak e frikësuar.

EMISIONET