Tmerrohen turistët në Amsterdam, grabitësit e armatosur i zhvatin në mes të rrugës

Tmerrohen turistët në Amsterdam, grabitësit e armatosur i zhvatin

Dy motra britanike që kishin shkuar si turiste në Amsterdam u përballën me një situatë të pazakontë, pasi u grabitën nga vjedhës të armatosur në mes të rrugës.

Incidenti i frikshëm u zhvillua më 30 gusht, por pamjet e kamerave të sigurisë së sulmit u publikuan nga autoritetet e kryeqytetit holandez, ditën e fundit

Të dy turistët britanikë, emrat e të cilëve nuk u bënë të ditur, po ktheheshin në hotelin e tyre pasi kishin ngrënë në një restorant.

Sipas njoftimeve, burri dhe gruaja pyetën viktimat nëse i ndihmonin me telefonin e tyre për të bërë një telefonatë urgjente.

Britanikët u përpoqën të injoronin çiftin dhe vazhduan të ecnin, por burri shkoi pas njërës prej motrave me një thikë në dorë.

Njëra prej grave hedh çantën e saj në trotuar, nga frika se grabitësi mund të dëmtojë motrën e saj.

Rrëmbyesi shihet duke tërhequr me dhunë çantën nga gruaja tjetër, ndërsa bashkëpunëtorja merr çantën në tokë.

Në fund të videos, grabitësit e armatosur shihen duke ikur nga skena.

Në Holandë, nuk është praktikë e zakonshme që policia të publikojë pamjet e kamerave të sigurisë për shkak të ligjeve të privatësisë dhe zakonisht publikohen vetëm për të kërkuar ndihmën e publikut kur hetuesit dështojnë të zbulojnë rastet.



EMISIONET