Tmerrohen qytetarët, jastëkë të mbushur me gjarpërinj hidhen në rrugë

Qytetarët në Britani janë shokuar kohët e fundit, pasi në rrugët e Sunderland janë hedhur jastëkë të mbushur me gjarpërinj. Së fundi në qytetin e Sunderland, u gjetën 15 gjërpërinj të futur në një thes dhe të hedhur në rrugë.

Kjo është hera e dytë që ndodh një fenomen i tillë, pasi një javë më parë u gjetën 13 gjarpërinj të futur në një jastëk dhe të hedhur në rrugë. Gjarpërinjtë u morën nga grupet e posaçme, ndërsa rezultoi se gjendja e tyre ishte e mirë.

Ndërkohë autoritetet ende nuk kanë arritur të zbulojnë se si ka ndodhur kjo gjë. Megjithatë, gjarprinjtë janë gjetur në rrugë fill pas stuhisë që goditi veriun e Europës pak ditë më parë. Ndërkohë, autoritetet kanë kërkuar informacion nga qytetarët për të mësuar më shumë në lidhje me misterin që rrethon gjarprinjtë, duke u hedhur vazhdimisht në rrugë.

EMISIONET