Tiranë, merr flakë mjeti në ecje

Tiranë, merr flakë mjeti në ecje

Një automjet u përfshi nga flakët mesditën e kësaj të premte (3 korrik) në rrugën "Pirro Gode".

Ngjarja ndodhi rreth orës 12:25 ku dyshohet se sipasojë e një shkëndije elektrike, mori flakë në ecje mjeti me drejtuese shtetasen B.GJ.

Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme materiale.

"Më datë 03.07.2020, rreth orës 12:25, në rrugën “Pirro Gode”, dyshohet si pasojë e një shkendije elektrike, ka marr flakë në ecje dhe është djegur pjesërisht mjeti me drejtuese shtetasen B.GJ., ku ka vetëm dëme materiale" - njofton policia.

Shërbimet e zjarrfikses shkuan menjëherë në vendngjarje, të cilat bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(Foto ilustruese)

EMISIONET