Spanja gjobiti me një shifër të majme prej 10,400 eurosh princin e Belgjikës, Joachim për thyerjen e karantinës muajin e kaluar.

Princi 28 vjeçar udhëtoi nga Belgjika drejt Andaluzisë, Spanjë më 24 maj si pjesë e një internshipi.

Ai u gjobit pasi theu rregullin e karantinimit prej 14 ditësh pas arritjes në Spanjë.

Joachim e ka pranuar që ka thyer rregullat e vetëizolimit. Vizita e tij në Spanjë i ka kushtuar shumë pasi vetëm dy ditë më vonë ai rezultoi pozitiv me koronavirus pasi shkoi në një festë në qytetin e Cordoba.

Sipas autoriteteve spanjolle, ai ndodhet ende i izoluar në Spanjë teksa vijojnë hetimet për festën ku kishte marrë pjesë ai.

Sipas një artikulli të publikuar në të përditshmen El Pais muajin e kaluar, në festë të ftuar 27 persona ndërkohë që rregullat e izolimit në Cordoba lejonin mbledhjen e jo më shumë se 15 personave.

/Ora News.tv/