Thellohet bilanci nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 175 raste të reja me Covid-19 duke e çuar në 3,538 numrin total të të infektuarve.

Rastet sipas qyteteve: Shkup 131, Kumanovë 24, Shtip 2, Prilep 2, Tetovë 5, Strugë 2, Veles 4, Ohër 1, Gostivar 2, Sveti Nikole 1.

Ndërkohë po në 24 orët e fundit janë shënuar edhe 5 viktima nga koronavirusi.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve ka shkuar në 169.

Janë shëruar edhe 18 pacientë, përkatësisht, në Shkup 12, Shtip 1, Tetovë 3, Veles 2.


/Ora News.tv/