Përmes një postimi në Facebook, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë me dije se janë kanë ardhur pako me ndihma mjekësore nga Turqia.

Ai shkruan se kjo është ndihma e parë nga jashtë që ka mbërritur në Kosovë, duke shprehur mirënjohjen për presidentin turk Erdogan.

Thaçi: Sot pranuam një pako me ndihma mjekësore nga Turqia që do të ndihmojë në betejën kundër COVID-19. Kjo është ndihma e parë nga jashtë që ka arritur në Kosovë. I jemi mirënjohës Presidentit Erdogan, shtetit të Turqisë dhe popullit turk, që na ka dal në ndihmë edhe në këtë kohë të rëndë, të cilën do ta tejkalojmë së bashku. 

/Ora News.tv/