Presidenti Thaçi akoma nuk bërë një reagim zyrtar në lidhje me aktakuzën që Specialja ka ngritur ndaj tij, të mërkurën (24 qershor).

Deri më tani ai ka reaguar vetëm duke vënë foto cover-in e faqes së tij në Facebook logon e UÇK-së.

Ndërsa sot ai ka shtuar në përshkrim: Askush nuk mund ta rishkruajë historinë.

Kundrejt presidentit Thaçi, kreut të PDK-së Kadri Veseli dhe disa emrave të tjerë që nuk janë bërë të ditur, janë ngritur akuza se janë përgjegjës për afërsisht 100 vrasje dhe krime ndaj njerëzimit.

Për shkak të aktakuzave, dështoi edhe takimi i 27 qershorit në Uashington, ku do të kishte një takim mes krerëve të Kosovës dhe Serbisë.

/Ora News.tv/