Thaçi: Kosova është e gatshme për dialog me Serbinë

Thaçi: Kosova është e gatshme për dialog me Serbinë

Presidenti Thaçi u shpreh këtë të hënë se një marrveshje me Serbinë mund të arrihet këtë vit, me qëllim siç tha ai, njohjen reciproke dhe përshpejtimin për anëtarësim në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Ndërsa masa e reciprocitetit u largua më herët nga kryeministri Hoti, presidenti Hashim Thaçi, në një koferencë për shtyp, deklaroi këtë të hënë se se Kosova është gati për dialogun me Serbinë.

“Kosova e ka të qartë se çfarë kërkon në dialog, e kërkon njohjen reciproke dhe përshpejtim të rrugës për anëtarësim në Kombet e Bashkuara. Në këtë, Kosova është bashkë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe gjithë aleatët e tjerë. Nuk kemi çka të hezitojmë, është një rrugëtim i sigurt që ne kemi shpresë dhe do të përmbyllet sipas vullnetit të qytetarëve të vendit”, tha Thaçi.

Thaçi u shpreh optimist se marrëveshja përfundimtare me Serbinë mund të arrihet këtë vit, me qëllim siç tha, njohjen reciproke dhe përshpejtimin për anëtarësim në OKB.

“Kam besim të plotë në energjinë dhe dinamikën e SHBA-së dhe presidentin Donalad Trump dhe ambasadorit (Richard) Grenell. Ne duam dhe destinacioni ynë është i qartë, që të jemi pjesë e familjes evropiane, por ne jemi të vetëdijshëm se punën e shpejtë në këtë proces e ka udhëhequr SHBA-ja”, tha Thaçi.

Ndërkaq, këtë të hënë, kryeministri Avdullah Hoti priti në një takim shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova. 

Prioritetet aktuale të Qeverisë së Kosovës, siç janë menaxhimi i pandemisë Covid-19 dhe rimëkëmbja ekonomike e vendit ishin pjesë e diskutimit të zyrtarëve, njofton zyra e Kryeministrit.

Gjatë kësaj jave pritet të mbahen dy seanca plenare në Kuvendin e Kosovës.

Njëra do të jetë më kuadër të votimit të disa prej nismave legjislative dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, e tjetra simbolike për nder të çlirimit të Kosovës.


EMISIONET