Tërmeti godet Shqipërinë, reagon Cana: Zoti qoftë me ne!

Kapiteni legjendar i kombëtares shqiptare, Lorik Cana është solidarizuar me pasojat e shkaktuara nga tërmeti që goditi sot vendin tonë.

Përmes një "Instastory", ish mbrojtësi ka kërkuar fuqinë e mbinatyrshme, teksa shkruan: "Zoti qoftë me ne!"

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një tërmet me forcë prej 6.4 ballë goditi vendin tonë. Epiqendra ishte në afërsi të qytetit bregdetar të Durrësit, ndërsa vijojnë ende lëkundjen sizmike.

Deri më tani raportohet për 16 të vdekur dhe qindra të tjerë të mbetur nën rrënoja.

EMISIONET