Tërbohet Interi, Psg i jep "asist" Juventusit për Mauro Icardin

Tërbohet Interi, Psg i jep "asist" Juventusit për Mauro

Një lajm sensacional është raportuar ditën e sotme nga mediet italiane për Mauro Icardin. 

Juventusi ka nisur tentativat për të bindur argjentinasin të firmosi me bardhezinjtë në fund të sezonit. Sulmuesi argjentinas që këtë sezon është i huazuar me të drejtë blerje tek Psg edhe pse e nisi mirë aventurën e tij me kampionët francez duke shënuar 18 gola sezonal, nuk duket se ka bindur ekipin e PSG për të për të paguar 70 milionë euro për Icardin aq sa kërkon Interi për kartonin e lojtarit.

Kjo edhe për shkak të raportit të tij të vështirë me Neymar dhe yje të tjerë të klubit kryeqytetas. Të gjetur në këto kushte të favorshme, drejtori sportiv i Juventusit Fabio Paratici po studion mundësitë për ta veshur Icardin bardhezi. 

Kështu sipas mediave italiane, drejtuesit e Juves duan të shmangin çdo kontakt me Interin dhe për këtë arsye i kanë kërkuar Leonardos që të paguajë 70 milionë eurot për Icardin dhe më pas të negociojnë transferimin e tij te bardhezinjtë dhe që në këtë transferim të përfshihet edhe Miralem Pjaniç, pasi boshnjaku është një preferencë e hershme e PSG. 

Ky lajm nuk është pritur mirë nga klubi i Interit pasi zikaltrit nuk dëshirojnë kurrsesi që lojtari i tyre të firmosi me rivalët në të njëjtin kampionat.

EMISIONET