Koronavirusi mund të izolojë jetën sociale por nuk mund të prekë shpirtin "allegro" të qytetarëve italianë.

Këta banorë kanë gjetur një mënyrë shumë të veçantë për të konsumuar një pije me njëri-tjetrin, madje pa thyer fare izolimin e vendosur nga shteti.

Ata kanë lidhur nga një gotë në fundin e një kallami të gjatë dhe bëjnë gëzuar me njëri tjetrin nga ballkoni në ballkon.

Videoja e veçantë bëri xhiron e rrjetit në pak kohë.


/Ora News.tv/