Syri i Dorianit, stuhia që "dështoi"

Syri i Dorianit, stuhia që "dështoi"

Syri i Dorianit, një stuhi e kategorisë së parë nuk ka shkaktuar dëme në ishullin kryesor të Porto Rikos.

Ishujt më të vegjël të territorit amerikan, Vieques dhe Culetra janë përfshirë nga shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta. Dorian është konsideruar më pak i fuqishëm se stuhitë që goditën Porto Rikon para dy vitesh.

Pritet që të bëhet më i fortë në fundjavë, aq sa mund të prekë shtetin e Floridas ose Gjeorgjisë, dhe të shkaktojë dëme.

Që të mërkurën (28 gusht), Florida ka deklaruar gjendje emergjence. Guvernatori Ron SeSantis tha se ishte e rëndësishme se banorët e Floridas në Gjirin Lindor ta monitorojnë me kujdes këtë stuhi.

Ekspertët thonë se është shumë shpejt për të thënë se ku dhe kur do të vijë. Metereologu Dennis Feltgen tha për AP se një “stuhi e madhe” mund të godasë në cdo moment Floridën e Jugut deri në Karolinën e Jugut.

EMISIONET