Super miliarderi tymos marijuanë në transmetim live

Super miliarderi tymos marijuanë në transmetim live

Sipërmarrësi teknologjik Elon Musk, ka tymosur gjatë marijuanë gjatë një lidhje live në internet bashkë me komedianin amerikan Joe Rogan.

Z. Rogan i ofroi të ftuarit lëndën narkotike, e cila është e ligjshme në Kaliforni, diskutoi me Musk për risitë teknologjike dhe perceptimin e publikut për të.

"Dua të them, është e ligjshme, apo jo?" pyeti themeluesi i Tesla, para se të tymoste.

“Nuk jam një përdorues i rregullt i marijuanë. Madje nuk arrita të vëreja ndonjë efekt… Nuk arrij ta kuptoj pse është kaq e mirë për t’u prodhuar”, tha sipërmarrësi miliarder.

Muajin e kaluar, Musk shkaktoi habi kur deklaroi se nuk ishte ide e keqe për ta bërë Teslën një firmë private, por u tërhoq më vonë pas shqetësimeve të investitorëve.

Ai gjithashtu i tha New York Times ai punon "120 orë në javë" dhe merr qetësues.

EMISIONET