Sulm me armë në një festival në New Jersey, 1 i vdekur dhe 20 të plagosur

Sulm me armë në një festival në New Jersey, 1 i vdekur dhe

Dy persona kanë hapur zjarr në një festival në Trenton, New Jersey mëngjesin e së dielës.

Të paktën 20 persona kanë mbetur të plagosur dhe 1 ka vdekur.

Prokurori i Mercer County, Angelo Onofri tha në një konferencë për shtyp se 16 nga 20 të plagosurit janë dërguar në spital. Katër prej tyre janë në gjendje të rëndë, përfshirë një djalë 13 vjeçar.

Ai tha se dy të dyshuar hapën zjarr gjatë festivalit Art All Night, mbi artin e zonës, muzikën dhe ushqimin.

Një nga të dyshuarit e sulmit, rreth moshës 33-vjeç u vra.

Autoritetet thonë se rreth 1,000 vetë ishin në zonë kur filluan të shtënat.

Aktiviteti filloi të shtunën pasdite dhe ishte planifikuar të përfundonte të dielën pasdite.


EMISIONET