Meshkujt janë më gazmorë sesa gratë sipas një studimi të ri.
Rezultatet dolën nga një studim ku njerëzve iu kërkua të vlerësonin humorin tek burrat dhe gratë pa e ditur më parë gjininë e tyre.
Studiuesit zbuluan se 63% e burrave ishin më gazmorë se gratë.
Në studim morën pjesë më shumë njerëzit normalë sesa komedianët profesionistë.
Studiuesit nga Universiteti Aberystwyth dhe Universiteti i Karolinës së Veriut analizuan 28 studime që tregonin sesa gazmorë ishin rreth 5.000 njerëz.
Por disa komediane e kanë kritikuar studimin.
"Unë me të vërtetë mendoj se është e panevojshme ta bësh këtë studim,"-tha komediania Marina Bye për BBC.
/Ora News.tv/