Stresi njihet si një djalë që bën shpesh shumë zhurmë me deklaratat që bën. Në emisionin “Why Not” ai ka treguar zararin e fundit që ka bërë para dy ditësh.

Roza Lati: Do më thuash çfarë ke bërë ndonjë proçkë apo zarar tënden të fundit?

Stresi: Me thënë të drejtën, zarari im i fundit ka qenë parmbrëmë. Sa u ndamë bashkë që folëm për intervistën, u shamë me policët. U grumbulluam aty dhe ia morën 2 makinat atij shokut tim në garazh edhe ai u tërbua normalisht, tha se kam problem, nesër kam për ta blerë më të shtrenjtë (qesh). Janë shumë të frikshëm për fëmijët e vegjël me ato maskat dhe automatikët sikur çfarë janë duke marrë. Në të gjithë botën policia nuk të vjen në atë mënyrë që të të terrorizojë. Nuk u përleshëm sepse nuk përleshesh dot me shtetin fizikisht. Shteti të rrotulls si vezë po të dojë. 

/Ora News.tv/