Reperi Stresi kohët e fundit ka sulmuar vajzat materialiste me disa postime në rrjetin e tij social “Instagram”. I ftuar në “Why Not” në TV Ora ai shprehet se femrat shqiptare kanë përfunduar rrugëve të Tiranës dhe lokaleve të natës dhe lidhen me burra në moshën e baballatëve tanë.

Roza Lati: Kanë bërë shumë bujë dhe zhurmë së fundmi disa postime në “Instastory” duke sulmuar femrat që kanë kaluar në materializmin përtej normalës, ke sulmuar një fenomen që ndodh shumë rëndom ditët e sotme, prostitucioni i niveleve modern. Si është puna?

Stresi: Unë nuk i kam sharë thjesht jam munduar të paktën kur t’i zerë gjumi t’i kujtojnë ato fjalë që kam folur dhe të mbledhin veten. E vetmja këshillë që unë kam për femrat është që të arsimohen më shkollë shumë, të kenë një punë të tyrën, të mos rrinë kot gjithë ditën, ekonominë ta kenë të tyren e të mos varen fare nga askush. Nuk do ishte kurrë kështu situata nëpër Tiranë. Femra shqiptare është për të ardhur shumë gjynaf shumica se si kanë përfunduar nëpër rrugëve të Tiranës, nëpër jetën e natës. Mua më shohin sytë atë që nuk shef askush. I kam parë me syte e mi, shkojnë me moshën e baballarëve tanë shembulli më i poshtër, i përshtirë dhe i degjenuar që mund të ketë një femër. Femra 18 vjeç për çfarë po shkon me një burrë në moshën e babit tim, me barkun deri këtu?



/Ora News.tv/