Ditën e sotme Stresi feston 33-vjetorin e tij. Në mesnatë reperi ka organizuar një festë me miqtë e tij më të afërt.

Ai ka postuar një video në llogarinë e tij “Instagram”, ku shihet atmosfera e krijuar nga muzika, shampanjat dhe fishekzjarret.

 “Vetem zoti e di sa jam i Gezuar ”, ka shkruar Stresi krahas videos.

Mes urimeve të shumta, ajo që ra më shumë në sy ka qenë fakti Kejsi nuk ia ka uruar ende ditëlindjen. Kjo e thellon më shumë idenë se çifti është ndarë.

Përpos kësaj, u vu re gjithashtu mungesa e respektimit të distancimit social dhe masave që janë marrë kundër përhapjes së koronavirusit.

Gjithsesi i urojmë Stresit ditëindjen!


Tags