Kohët e fundit është bërë një debat mediatik mes Kejsit dhe Roza Latit pas skeçit “ Si ta bëjmë mizën balenë” në “Why Not” në TV Ora.

Në skeç Roza dhe Stresi inskenuan momentin e arrestimit të reperit, por Keisi nuk e priti mirë këtë duke e akuzuar Rozën se ka prekur jetën e saj private dhe se po tallej me hallet e të tjerëve.

Roza bën rolin e një fanseje që i është futur në dhomën e hotelit Stresit, ndërkohë që ky nuk e ka idenë se kush është. Më pas vjen policia dhe arreston reperin, ndërkohë që Roza bërtet “jam shtatzënë, më përdhunoi”.

Kjo skenë nuk u prit aspak mirë nga Keisi, e cila reagoi nëpërmjet një postimi në Instagram dhe tha se kjo nuk ishte aspak për të qeshur dhe nuk kishte pse të prekej dinjiteti i saj.


Më pas Roza i është kundërpërgjigjur duke  i thënë  se “meqë je femra që ke ngrënë bukë te shtëpia e shokut tim dhe ai të don fort, jam e detyruar të përmbahem, të lija ditet të iknin dhe të pergjigjesha me vonesë”.

Së fundmi Stresi ka publikuar në “Instastory” çertifikatën e martesës me Kejsin duke treguar se ata vazhdojnë ende të jenë të martuar dhe nuk janë ndarë. Në këtë foto shkruan: Sa për info goca jam i martuar.

Mesa duket Stresi i ka dhënë një përgjigjë të gjitha vajzave që i shkruajnë apo për t’i treguar të gjithëve se ai vazhdon ende të jetë i martuar me Kejsin.


/Ora News.tv/